Evra “injoron” Messin: Nuk ka etikën e punës së Ronaldos

Evra “injoron” Messin: Nuk ka etikën e punës së Ronaldos

Debati se cili është më i suksesshmi në historinë e futbollit mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon të zgjasë dhe të bëjë zhurmë sa herë diskutohet.

Megjithatë, ka edhe nga ata personazhe të cilët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre në lidhje me të preferuarin.Ky është rasti i Patrice Evra me ish-futbollistin e Manchester United që rreshtohet në krahun e CR7.

Së fundmi, francezi shprehet se nëse Messi e ka talentin të dhuruar nga Zoti, por nëse do të kishte etikën e punës së Ronaldos, atëherë në karrierën e tij mund të kishte vendosur edhe më shumë rekorde.

“Dua të shpjegoj pak pse unë zgjedh gjithnjë Cristiano Ronaldon para Messit. Messi e ka talentin të dhuruar nga Zoti, ndërsa Ronaldos i është dashur të punojë shumë fort për të mbërritur në majë. Sigurisht, edhe Ronaldos nuk i mungon talenti, por puna bën diferencën në këtë rast. Nëse Messi do të kishte etikën e punës që ka Ronaldo, atëherë mund të kishte fituar 15 Topa të Artë. Por, mua më pëlqejnë shumë njerëzit që punojnë dhe mundohen, ndaj jam në anën e Ronaldos në këtë rast”, u shpreh Evra.

Shpërndaje në: