Evoluimi i trurit të njeriut nga homo sapiensi e deri tek njeriu i sotëm

Evoluimi i trurit të njeriut nga homo sapiensi e deri tek njeriu i sotëm

Shkencëtarët kanë ekzaminuar madhësinë dhe formën e trurit duke u bazuar në 20 fosilet e homo sapiensave, të vjetra afërsisht 300, 000 vite.

Përderisa, madhësia e trurit mbeti kryesisht e pandryshuar me kalimin e kohës, forma e tyre u bë më e rrumbullakët deri në arritjen e formës së saj aktuale ndërmjet 35, 000 dhe 100, 000 viteve më parë, deklaruan ata, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Antropologu fizikan Simon Neubauer i Insitutit Max Planck për Antropologjinë Evolucionare në Gjermani ka dalluar dy tipare që kontribuojnë në formën e rrumbullakët të dalë jashtë: plasaritje e zonave parietale të trurit dhe tru i vogël.

“Lobi parietal është i rëndësishëm në lidhjen e regjioneve të ndryshme dhe përfshirjen e funksioneve si orientimi, vëmendja, transformimi sensomotor i planifikimit fillestar dhe integrimi visuospatial,” tha Neubauer, i cili udhëhoqi studimin e botuar në revistën “Science Advance”.

“Truri është i përfshirë në funksionet motorike si koordinimi i lëvizjeve dhe ekuilibrit, por gjithashtu këtu funksione lidhen edhe me kujtesën punuese, gjuha, kognicioni social dhe procesi afektiv,” shtoi Neubauer.

Neubauer tha se rrumbullaciteti i trurit shfaqet zhvillimor në njerëzit e sotëm gjatë disa muajve rreth kohës së lindjes.

Hulumtuesit analizuan fosilet e homo sapiensëve nga Afrika e veriut, lindjes dhe jugut, Lindjes së Mesme dhe Evropës./Periskopi/

Shpërndaje në: