Evolucioni i ardhshëm i parave dixhitale? Po ndodh tani
Nga Tobias Adrian
Në tetorin e vitit 2020, Bahamas hodhi në treg një lloj monedhë të re dixhitale:”sand dollars”(dollarët prej rëre). Ato emetohen nga banka qendrore e vendit, dhe janë mjete të ligjshme pagese, me të njëjtin status ligjor si paratë e tyre të modës së vjetër, kartëmonedhat dhe monedhat metalike.
Edhe ‘dollari i rërës’ është para cash, por nuk ka një formë fizike. Tani banorët e Bahamasmund të shkarkojnë një portofol elektronik në telefonat e tyre, ta ngarkojnë atë me ‘sanddollars” dhe ta shpenzojnë me vetëm një prekje të lehtë mbi një ekran.
Për momentin, vetëm 2 banka qendrore të 2 vendeve kanë emetuar zyrtarisht monedha të tilla dixhitale (CBDC):Bahamas dhe Nigeria. Por shumë të tjera po shkojnë në këtë drejtim, përfshirë Kinën dhe vendet e Unionit të Monedhave të Karaibeve Lindore. Në total kjo ide po diskutohet në më shumë se 100 vende të botës.
Në SHBA, Rezerva Federale, publikoi në janar të këtij viti një dokument ku flitet mbi CBDC-të, dhe ku shqyrtohen të gjitha rreziqet por edhe mundësitë. Prandaj ky është një moment emocionues në evolucionin e monedhës. Vitet e fundit kanë sjellë një bum në kriptoaseteve (të quajtura shpesh kriptomonedha) si Bitcoin.
Tani kompanitë po krijojnë alternativa më pak të rrezikshme, duke përfshirë të ashtuquajturin stablecoin, ndërsa vendet po eksplorojnë CBDC. Të gjitha këto opsione ka të ngjarë të ekzistojnë krah për krah në një vazhdimësi të re, teksa 2 format e sotme më të zakonshme të parasë (paraja e gatshme dhe depozitat bankare) po përballen me një konkurrencë të ashpër. Kjo panoramë në zhvillim vjen me premtimin për të lehtësuar pagesat ndërkombëtare, duke përmirësuar qasjen tek mikrokreditë dhe duke reduktuar kostot e transaksioneve. Por duhen shmangur edhe disa rreziqe të mëdha. Paraja ka bërë një rrugë të gjatë, duke u evoluar nga rruazat tek monedhat prej arit, kartëmonedhat dhe kartat e kreditit.
Në fillim të viteve 1900, monedhat kombëtare mbështeteshin zakonisht nga mallrat. Sot kjo nuk është më e vërtetë. Për shembull, dollari amerikan u shkëput nga standardi i arit që në fillim të viteve 1930, duke u bërë një monedhë, vlera e së cilës mbështetet vetëm nga fjala e qeverisë.
Më pas, me rritjen e fuqisë dhe përdorimit të kompjuterëve, pagesat elektronike u bënë të kudogjendura. Vitet e fundit është shtuar shumë përdorimi i kriptoaseteve. Edhe pse ato quhen shpesh quhen kriptomonedha, në fakt nuk janë të tilla, por më tepër asete me vlerë spekulative dhe joshëse.
Ato emetohen privatisht dhe sigurohen nga kriptografia, pra janë aktive të decentralizuara që lejojnë transaksione nga kolegët pa një ndërmjetës si një bankë. Që nga hedhja në treg e Bitcoin në vitin 2009, janë emetuar rreth 14.000 lloje të ndryshme kriptoasetesh, nga Litecoinnë Ethereum, që në fundin e vitit 2021 kishin një vlerë totale prej 2.3 trilion dollarësh.
Ato janë shumë të paqëndrueshme, pranohen rrallë si formë pagese, dhe kanë një kosto të lartë transaksioni. Paqëndrueshmëria e kriptoaseteve ka nxitur një interes mbi monedhat e qëndrueshme, të cilat zakonisht emetohen nga një njësi ekonomike si operatori i pagesave ose banka, dhe përpiqen që të ofrojnë një stabilitet çmimesh duke e lidhur vlerën e tyre me një aktiv fiks si dollari amerikan apo ari.
Tether Gold dhe PAX Gold, janë dy nga monedhat më likuide të mbështetura tek ari. Ekzistojnë shumë monedha të qëndrueshme me nivele të ndryshme stabiliteti, dhe rritja e tyre është eksponenciale. Në dallim nga kriptoasetet, monedhat e qëndrueshme kanë potencialin të bëhen instrumente pagesash globale.
CBDC-të mund të mendohen si një lloj i ri paraje që e zgjeron qasjen dixhitale në rezervat e bankës qendrore, duke i bërë ato të disponueshme për publikun në përgjithësi dhe jo vetëm për bankat tregtare. Një CBDC do të kombinonte natyrën dixhitale të bankingut me transaksionet e parave të gatshme.
Por ka ende shumë pikëpyetje se si mund të funksionojë CBDC e çdo vendi të caktuar. A do të ekzistonin fondet në një llogari në bankë, apo do t’i afroheshin parave të gatshme, duke u materializuar si monedha dixhitale? A do të paguajnë CBDC-të norma interesi siç ndodh për depozitë bankare, apo jo?
Në Bermuda, ‘dollari i rërës’ emetohet përmes bankës qendrore të vendit. Ai ka kufizime të caktuara sasiore dhe për të nuk paguhet interes. CBDC-të kanë disa avantazhe të rëndësishme: Ato kanë potencialin t’i bëjnë sistemet e pagesave më një kosto më tëpranueshme, konkurruese dhe elastike.
Për shembull, ato do të reduktonin koston e një vendi për menaxhimin e parave fizike, një shpenzim ky i konsiderueshëm për disa vende, që kanë një sipërfaqe të madhe tokësore ose shumë ishuj të shpërndarë.
Po ashtu CBDC-të mund të ndihmojnë në përmirësimin e pagesave ndërkufitare, të cilat aktualisht mbështeten tek marrëdhëniet bankare, duke krijuar zinxhirë të gjatë pagesash që janë të ngadaltë, të kushtueshëm dhe të vështirë për t’u gjurmuar.
CBDC-të mund të ndihmojnë gjithashtu edhe në bërjen më elastike të sistemeve të pagesave përmes krijimit të një platforme të decentralizuar, duke e forcuar në thelb infrastrukturën e pagesave kundër rreziqeve operacionale dhe sulmeve kibernetike. Shumë vende kanë një numër të madh njerëzish pa llogari bankare.
Dhe ata nuk kanë qasje në kredi, interesa apo shërbime të tjera financiare dhe pagesash. CBDC mund ta transformojnë jetën e tyre duke i bërë ata pjesë të sistemit financiar. Por nga ana tjetër ka edhe rreziqe. Një nga më kryesoret, është nëse të gjithë vendosin të mbajnë shumë CBDC dhe i tërheqin papritur paratë e tyre nga bankat.
Këto të fundit do të duhet të rrisin normat e interesit për depozitat për të mbajtur klientët, ose të vendosin norma më të larta interesi për kreditë. Më pak njerëz do të merrnin kredi dhe ekonomia mund të ngadalësohej. Po ashtu, nëse CBDC pakësojnë kostot e mbajtjes dhe transaksioneve në valutë të huaj, në vendet me institucione të dobëta, inflacion të lartë ose kurs këmbimi të paqëndrueshëm, konsumatorët dhe kompanitë do të braktisin në masëmonedhat e tyre vendase. / Marrë me shkurtime nga “Big Think” – Bota.al