Eurostory: Kosovarët entuziastë për Eurovisionin edhe pse ende nuk marrin pjesë

Eurostory: Kosovarët entuziastë për Eurovisionin edhe pse ende nuk marrin pjesë

 

Disa të rinjë kosovarë që po merren me promovimin e pjesëmarrjës së Kosovës në Eurovision, kanë tërhequr vëmendjen e gazetarit norvegjezë.

Gazetari norvegjez i Eurostory.nl, Steinar Even Østmoe, kishte udhëtuar nga Oslo drejt Prishtinës për të parë nga afër entuziazmin e të rinjëve kosovarë të cilët po qëndrojnë prapa një fushate në rrjetet sociale si Facebook e Twitter nën emrin “Eurovision Kosovo”.

Ai ka takuar të rinjët nga Prishtina, të cilët qënrojnë prapa faqes më të madhe të Eurovision’it në Kosovë.Albert Limani është një nga themeluesit e faqeve të fansave të Eurovisionit në Kosovë, i cili bashkë me shokët e tij, Erdin Janovali dhe Gizi Sahiti, po udhëheqin një kampanjë deri në pranimin e Kosovës në garën më të madhe të muzikës në Europë.

“Ata janë të gjithë profesionistë të rinjë të cilët nuk kanë mbushur më shumë se të njëzetat, por pasioni dhe entuziazmi për Eurovisionin është mjaft i madh. Alberti i cili është themelues i fan clubit të “Eurovision Kosovo” tregon se mbështetja për kauzën e Kosovës në Eurovision, çdo ditë po rritet, me fjalë të tjera ai do që e gjithë bota të shoh Kosovën në Eurovision si çdo shtet të pavarur” shkruan Eurostory.nl, transmeton “Magazina.al”.

Më tej Eurostory.nl, shkruar se grupi i kosovarëve janë shumë të njohur rreth Eurovisionit, ata kanë treguar se fal internetit sot nuk është e vështirë të informohesh për gjithçka rreth festivalit, ndërsa kanë krijuar edhe miq nga gjithë europa të cilët janë fansa të Eurovisionit.

“Çdo vit Alberti, Erdini dhe Gizi në muajin dhjetor udhëtojnë drejt Tiranës, për të ndjekur garën kombëtare të Shqipërisë e cila zgjedh përfaqësuesin për Eurovision dhe bëjnë intervista me këngëtarët për blogun e tyre, deshira e tyre është të shkojnë edhe të ndjekin Live Eurovision’in, por kjo është e pamundur për shumë arsye, vetëm Erdini kishte udhëtuar në vitin 2013 drejt Malmos ku për herë të parë kishte ngritur flamurin e Kosovës në publikun e Eurovisionit”, shkruan Eurostory.nl.

Kosovarët kanë treguar se edhe përkundër dëshirës së madhe, këtë vit nuk do të shkojnë në Kiev të Ukrainës ku do të mbahet Eurovisioni, Ministria e Jashtme në Kiev, i ka kthyer përgjigjeje negative grupit, pasi ata kanë thënë se nuk njohim pasaportat kosovare dhe hyrja në Ukrainë është e pamundur. / KultPlus.com 

Shpërndaje në: