Eurostat: Rënie rekord e lindshmërisë në Shqipëri, më e ulëta në Europë

Eurostat: Rënie rekord e lindshmërisë në Shqipëri, më e ulëta në Europë

Gjithashtu lindjet gjatë tremujorit të katërt të këtij viti ishin 8.119 duke pësuar një rënie me 2,9 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Gjatë tremujorit të katërt 2016, numri i vdekjeve ishte 5.782 duke shënuar një rritje me 9,1 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015.

Prej këtyre ngjarjeve popullsia e vendit është përfshirë në një cikël rënës, prej emigracionit të lartë, rënies së shpejtë të lindjeve dhe plakjes së popullsisë.

Me këto zhvillime ekonomia e vendit rrezikon të humbë konkurueshmërinë që ka aktualisht me forcën e re të punës.

Shqipëria ka parë rënien më të madhe të lindshmërisë në rang europian në dy dekadat e fundit, sipas një përllogaritje që publikoi së fundmi Eurostat.

Indeksi i fertilitetit (numri i lindjeve për një grua) nga 2.3 që ishte në vitin 2011, në fund të vitit 2015 ishte vetëm 1.67. Kjo është rënia më e madhe në të gjitha vendet e Europës, shumica e të cilave panë zhvillime pozitive ne lindshmëri.

Nga të dhënat e Eurostat shihet se vendet e lindjes dhe ato në krizë ekonomike si Greqia kanë pësuar rënie të ndjeshme të lindshmërisë, shkruan revista monitor.

Sipas psikologëve dhe demografëve rënia e lindjeve është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit dhe situata ekonomike që po kalojnë çiftet e reja.

Mosangazhimi në tregun e punës i të rinjve është pengesa kryesore për fekondimin.

Papunësia në Shqipëri aktualisht luhatet në nivelin 16%, por ndër të rinjtë, deri në 30 vjeç, është më shumë se 30%. Por, mbi të gjitha, psikologët pohojnë se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe ndihen të pasigurt për të krijuar familje dhe për ta shtuar atë.

Shpërndaje në: