Europa League: Napoli shembet në Moskë, rrezikon seriozisht kualifikimin tutje
Napoli shembet në Moskë dhe rrezikon seriozisht kualifikimin për në raundin e 1/8 të Europa League. Napolitanët humbën 2-1 ndaj Spartak, të rrëzuar nga dygolëshi i Sobolevit në pjesën e parë (në minutën e 3′ me penallti për faull të Lobotkës dhe në të 28′ me kokë).
Elmas ngushtoi diferencën në pjesën e dytë, por sulmi final nuk solli barazimin: për të mos dalë jashtë në fazën e grupeve, do të jetë vendimtare ndeshja kundër Leicester në Maradona në ditën e fundit.
Në ndeshjen e vetme të këtij raundi të Europa League të mërkurën, në Moskë, Napoli i komplikoi vetes jetën dhe humb një tjetër herë kundër skuadrave modeste, por që i luajtën më mirë shanset e tyre.
E ndërkohë, skuadra e Spalletti i dhuroi një pjesë loje kundërshtarëve e, kur mori ndeshjen nën kontroll, gjeti përballë një portier të shkëlqyer, Selikhov. Tani rrugëtimi për kualifikimin në 16 më të mirët komplikohet. Duke pritur të shohin se cfarë do të ndodhë të enjten në Leicester-Legia duket sikur do të jetë e nevojshme një fitore kundër anglezëve, për tu kualifikuar e ndoshta edhe si vend i parë.