Europa League: Milan-Roma, Liverpool-Atalanta
UEFA Europa League ka hedhur këtë të premte shortin për të përcaktuar çiftet çerekfinaliste të eidcionit 2023-24.
Shorti u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” në Nion të Zvicrës.
Tre skuadra nga Italia, dy nga Anglia, si dhe një nga Gjermania, Franca dhe Portugalia kanë siguruar vendin e tyre në tetë të fundit të garave të këtij sezoni.
Atalanta, Roma, Leverkusen, Liverpool, Benfica, Milan, Marseille dhe West Ham janë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale.
Shorti për raundin çerekfinal përcaktoi përballjet:
Milan – Roma;
Liverpool – Atalanta;
Leverkusen – West Ham;
Benfica – Marseille.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 prill, teksa ato të kthimit një javë më vonë më 18 prill.
Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 2 maj, ndërsa ato të kthimit më 9 maj.
Finalja e Europa League 2023-24 do të zhvillohet në “Dublin Arena” më 22 maj 2024.