Euro 2024, nuk do të ketë ndeshje për vendin e 3-të
Ndryshe nga Kupat e Botës, nuk ka ndeshje për vendin e tretë në Kampionatin Evropian dhe turneu i sivjetshëm në Gjermani nuk bën përjashtim.
Organi qeverisës i futbollit evropian UEFA shpjegon se ndeshja për vendin e tretë u anulua si pjesë e një ndryshimi në formatin e turneut nga viti 1980 në 1984.
”Ndeshja nuk u konsiderua tërheqëse dhe nuk ka qenë pjesë e Euros që atëherë”, tha sot UEFA.
Gjithashtu nuk ka plane për të rifutur një ndeshje të tillë.
Në vitin 1980, Çekosllovakia mundi Italinë mikpritëse me penallti në ndeshjen e fundit për vendin e tretë në një kampionat evropian, ndërkohë që Gjermania mori titullin.