EURO 2024: Mushica thotë se nëse Shqipëria kalon grupin, do të jetë edhe më e frikshme tutje

EURO 2024: Mushica thotë se nëse Shqipëria kalon grupin, do të jetë edhe më e frikshme tutje

Në video-podcastin e Periskopit, gazetari Nebih Maxhuni bashkë me ish-futbollistin e FC Prishtinës, Kushtrim Mushica, kanë diskutuar për ‘Evropianin 2024’.

Mushica ka thënë se nëse arrin që përfaqësuesja e Shqipërisë ta kalojë këtë sfidë, atëherë do të hyjë në një fazë të re.

“Nëse e kalojmë grupin, sigurisht që do të hapen të tjeta për kombëtaren, so të hapen mundësi të tjera dhe do të hyjë në një fazë krejt tjetër. Fazë të cilën mund të kemi mundësi të shkojmë edhe më tutje, me pak fat, në futboll përvec angazhimit, përvec taktikave që do të përdorën dhe cilësive është edhe fati pastaj në punë, e sidomos në këtë fazë”, ka thënë ish-futbollisti.

Madje, ai thotë se do të bëhet e fortë dhe e frikshme për kundërshtarët.

“Mund të ecim më tutje, nëse vecse e kalojmë këtë provë, sepse është një provë shumë e vështirë, një test shumë i vështirë për Shqipërinë dhe nëse del nga ky grup, del më e fortë se sa që është hyrë, domethënë ato sfida do ta bëjnë më të fortë Shqipërinë dhe më të frikshme për kundërshtarët, pastaj në fazën eleminuese”, u shpreh Mushica./Periskopi

Intervisten e gjeni më poshtë:

Shpërndaje në: