EULEX: Po monitorojmë situatën në Kosovë, siguria e të gjitha komuniteteve mbetet prioriteti ynë i parë

EULEX: Po monitorojmë situatën në Kosovë, siguria e të gjitha komuniteteve mbetet prioriteti ynë i parë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) njoftoi sot se, në përputhje me mandatin e tij, vazhdon të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë në Kosovë dhe se, me qëllim që të “ndërgjegjësohet për situatën”, është formuar njësia policore e Misionit e cila kryen patrullime të lëvizshme të zbulimit 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

EULEX-i ka thënë se ky mision është duke u angazhuar me kërkesë të shprehur të përgjigjes së parë të sigurisë, gjegjësisht të Policisë së Kosovës, me qëllim që të kontribuojë në ruajtjen dhe përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike.

“EULEX-i i bën të gjitha këto në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në përputhje me mekanizmin e reagimit të sigurisë në tre nivele, ku Policia e Kosovës është reagimi i parë i sigurisë, EULEX-i i dyti dhe KFOR-i i treti. Siguria e të gjitha komuniteteve në Kosovë mbetet prioriteti ynë i parë, nga njëra anë, jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të mbështetur sigurinë e Kosovës dhe popullatën vendase, dhe nga ana tjetër, jemi të përkushtuar të mbështesim autoritetet e Kosovës, përfshirë Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Tanjug.

Shpërndaje në: