EULEX: Nuk u kontaktuam nga MPJD-ja për rastet e arrestimeve nga Serbia

EULEX: Nuk u kontaktuam nga MPJD-ja për rastet e arrestimeve nga Serbia

Misioni i BE-së për sundimin e Ligjit, EULEX, tha se nuk ka asnjë angazhim të drejtpërdrejt në asnjë nga rastet e arrestimeve të shtetasve të Kosovës nga Serbia.

Në një përgjigje me shkrim për RTV21, zyra për informim e EULEX tha se nuk është i përfshirë as edhe në rastin e fundit të arrestimit të Tefik Mustafës. Ky i fundit u arrestua nga autoritetet serbe më 1 qershor në vendkalimin kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, me akuzat se është i përfshirë, siç thuhet, në krime lufte si ish-pjesëtar i UÇK-së.

Autoritetet serbe vendosën masën e paraburgimit prej 1 muaji për Tefik Mustafën, ndërkohë që zëvendës kryeminstri serb Daçiq e ndërlidhi emrin e tij me, siç tha, dëshmitë e disa dëshmitarëve që e akuzuan për, siç thuhet, rrëmbim të tre zyrtarëve policorë gjatë vitit 1999.

Arrestimi i Mustafës u dënua nga MPJD e Kosovës e cila i bëri thirrje vendeve anëtare të QUINT (SHBA, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania) për ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për lirimin e tij. MPJ kërkoi iedhe përgjegjësi nga shteti serb për veprimet siç i quajti arbitrare.

Por, misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, tha se autoritetet e Kosovës nuk i kanë kontaktuar për të kërkuar ndihmën, veçanërisht në rastin e fundit të arrestimit të Tefik Mustafës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të tij për radion Evropa e liorë se është në dijeni për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafa, ditë më parë.

Por DASH i kërkoi Serbisë që të zhvillojë proces transparent në rastin e Mustafës ”ashtu sikurse me çdo arrestim tjetër, në përputhje me sundim të ligjit”.

Katër shqiptarë të Kosovës aktualisht gjenden në paraburgim në Serbi nën akuzat se kanë kryer krime lufte. Përveç Mustafës që u arrestua ditë më parë, më 17 prill autroritetet serbe arrestuan një tjetër kosovar, Sadik Durakun, me akuazat e njejta si ne rastin e Mustafës, kurse në janar u arrestua Hasan Dakaj ish-pjesëtar i UÇK-së. Në janar të vitit 2020, autoritetet serbe arrestuan Nezir Mehmetajn dhe që nga ajo kohë ai mbahet në paraburgim.

Çfarë u gjet në pronat e të arrestuarve për spiunazh me BIA-n serbe, Policia shpalos detaje

Shpërndaje në: