EULEX-i kërkon hetim pas pretendimeve për “keqtrajtim” të një serbi nga Policia e Kosovës

EULEX-i kërkon hetim pas pretendimeve për “keqtrajtim” të një serbi nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e mohoi ta ketë keqtrajtuar një serb parmbrëmë ndërsa ka pasur reagime të mëdha nga serbët në veri dhe organizata jo-qeveritare atje.

Misioni i BE-së për Sundimt të Ligjit në Kosovës ka kërkuar që të hetohet këto pretendimeve për abuzim ndaj qytetarit në fjalë.

Ndalimi i torturës dhe trajtimit apo dënimit çnjerëzor apo poshtërues është absolut. Kërkojmë me vendosmëri që organet kompetente të hetojnë urgjentisht dhe në mënyrë efikase të gjitha pretendimet për keqpërdorime”, kanë thënë ata në përgjigjen e tyre për “KosovoOnline.

Ju kujtojmë se përmes rolit tonë monitorues dhe këshillues, EULEX-i mbetet i përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit në institucionet e Kosovës në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe të afta për të garantuar efektivisht të drejtat e të gjithëve pa diskriminim. Nëse identifikohen mangësi serioze përmes Aktivitetet monitoruese, Misioni i zgjidh me autoritetet përkatëse përgjegjëse”, thanë ata.

Shpërndaje në: