Eto’o kandidon për pozitën e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit
Ish-sulmuesi i njohur, Samuel Eto’o do të kandidojë për pozitën e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit.
Kjo është bërë e ditur nga vet Eto’o, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.
Mes tjerash, 40-vjeçari ka thënë se këtë vendim e ka marrë nga dashuria për Kamerunin dhe pasioni për futbollin kamerunas.
Ish-sulmuesi i Barcelonës e Interit gjithashtu është golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Kamerunit, me 56 gola në 118 ndeshje.