ESPN: Marrëveshja është arritur – mësohet kur kryhen testet mjekësore të Messit në PSG
Lionel Messi sapo ka kryer një nga konferencat më emocionuese në historinë e futbollit.
Lojtari është përgjigjur në shumë pyetje të gazetarëve lidhur me pamundësinë për të vazhduar me skuadrën e Barcelonës dhe nuk ka hezituar të përgjigjet asnjëherë.
Megjithatë, pas gjithë kësaj, Messi duhet të vazhdojë përpara dhe duket se ky vazhdim do të jetë si anëtar i PSG.
Sipas Julien Laurens nga ESPN, testet mjekësore të Messi te PSG janë caktuar për sonte, ose nesër në mëngjes, transmeton Periskopi.
Marrëveshja tashmë është e arritur sipas tij, ndonëse Messi ka thënë se akoma nuk është konfirmuar asgjë.
Messi për kalimin te PSG: Nuk kam konfirmuar asgjë
Mbetet të shihet nëse raportimet e ESPN do të konfirmohen dhe Messi të finalizojë testet mjekësore. /Periskopi/