Eskpertët e shpjegojnë se përse njerëzit i dëshirojnë festat

Eskpertët e shpjegojnë se përse njerëzit i dëshirojnë festat

 Jeta e përditshme është stresuese dhe plot pasiguri. Kur kemi përpara një kohë ekzate të vitit, ku dimë se çfarë do bëjmë, kjo gjeneron një sens rehatie, kontrolli dhe stabiliteti.

Që nga këngët dhe tek kërcitja e gotave, traditat e festave janë të mbushura me rituale. Eksperimentet laboratrike dhe studimet në terren tregojnë se veprimet e strukturuara të përsëritura të përfshira në ritualet e festave mund të veprojnë si një “zbutës” ndaj shqetësimeve, duke e bërë botën një vend më të praktikueshëm.

Shumë nga këto rituale mund të performohen edhe në kohë të tjera përgjatë vitit. Por gjatë sezonit të festave bëhen më kuptimplota. Bëhen në vende të veçanta si në shtëpi, dhe me grupe njerëzish të caktuar si familja apo miq të ngushtë. Për këtë arsye njerëzit shpesh udhëtojnë më tepër gjatë festave se sa gjatë gjithë vitit. Duke u mbledhur bashkë, kjo i ndihmon njerëzit të lënë pas shqetësimet dhe njëkohësisht të rilidhen me traditat familjare.

Vakte të lumtura

Asnjë traditë festive nuk do të ishte e plotë pa një vakt festiv. Që nga mbledhjet e njerëzve rreth zjarrit për të pjekur gjahun e kapur, të gatuarit ka qenë një nga karakteristikat përcaktuese të species sonë.

Orët e gjata të shpenzuara në guzhinë dhe në dhomën e ngrënjes gjatë përgatitjes dhe konsumit të vakteve festive, u shërbejnë të njëjtave funksione shoqërore si ato të stërgjyshërve tanë. Të ndarit e një vakti ceremonial, i shërben bashkësisë duke bërë bashkë rreth tryezës gjithë familjen  dhe bërë bisedat më kuptimplota.

Të gjitha kulturat kanë rituale ku përfshijnë ushqimin dhe përgatitjen. Për shembull traditat çifute sugjerojnë se të gjitha ushqimet duhet të zgjidhen dhe përgatiten sipas disa rregullave specifike. Në disa vende të Lindjes së Mesme dhe Indisë, vetëm dora e djathtë mund të përdoret për të ngrënë. Ndërsa në shumë shtete të Europës, është shumë e rëndësishme që personat të shihen në sy ndërsa ngrenë dolli, në mënyrë që të shmangin 7 vjet marrëdhënje të këqija seksuale.

Sigurisht që raste të veçanta kërkojnë vakte të veçanta. Kështu që shumica e kulturave i ruajnë ushqimet më të mira për festat më të rëndësishme. Dhe në të shumtën e rasteve me këto ushqime gjenerohen receta tepër sekrete, që nuk lidhen vetëm me kulinarinë, por edhe me psikologjinë.

Studimet tregojnë se perfomimi i një rituali përpara një vakti zhvillon përvojën e ngrënjes dhe bën që ushqimi të duket më i shijshëm. Të tjera studime tregojnë që kur fëmijët marrin pjesë në përgatitjen e ushqimit, e shijojnë më shumë atë, dhe se sa më shumë kohë shpenzojnë për të përgatitur ushqimin, aq më shumë do ta vlerësojnë atë. Në këtë mënyrë mundi i përgatitjes së ushqimit dhe ritualet e shoqëruara me vaktet festive garantojnë një përvojë të shtuar gastronomike.

Ndarja është përkujdesje

Është tepër e zakontë ndarja e dhuratave gjatë perjudhës së festave. Nga një perspektivë racionale, kjo mund të duket pa kuptim. Por mos e nënvlerësone rëndësinë e këtyre shkëmbimeve. Antropologët kanë vënë re se rituali i shkëmbimit apo dhënjes së dhuratave luan rol vendimtarë në mbajtjen e lidhjeve shoqërore duke krijuar marrëdhënje reciproke.

Familja

Funksioni më i rëndësishëm i ritualeve festive është roli i tyre në ruajtjen dhe fuqizimin e lidhjeve familjare. Në fakt, për kushërinjtë që jetojnë larg, ritualet e pushimeve mund të përbëjnë atë “lidhësen” që mban familjen të bashkuar.

Rituali është një shenjë e fortë e identitetit dhe anëtarësisë së grupit. Krijon ndjenjën e përkatësisë dhe rrit bujarinë ndaj anëtarëve të tjerë të grupit. Prandaj nuk përbën çudi që kur festojmë për herë të parë me njerëzit e gruas apo të burrit, kjo përbën shenjën e anëtarësisë së familjes.

Traditat festive janë shumë të rëndësishme për fëmijët. Studimet tregojnë që fëmijët të cilët marrin pjesë në ritualet festive, lidhen më shumë me moshatarët e tyre. Nga ana tjetër, pasja e më shumë kujtimeve pozitive të ritualeve familjare, lidhet me ndërveprime më pozitive me fëmijët.

Ritualet festive janë receta më e mirë për harmoninë familjare.

Një studim i antropologut Kahneman thekson se kur vlerësojmë përvojat e shkuara, jemi të prirur të kujtojmë çastet më të mira dhe çastet e fundit, duke i kushtuar më pak vëmendje çdo gjëje tjetër.

Me fjalë të tjera, kujtimet e festave familjare do të konsistojnë më së shumti në të gjitha ritualet, si ushqimi i mirë, dhuratat dhe më pas përqafimi përpara, përpara se t’i themi të gjithëve “mirupafshim, herën tjetër”. Më pas ktheheni në shtëpi dhe kështu keni për çfarë të mendoni dhe të kujdeseni për vitin tjetër./Oculus News

Shpërndaje në: