Eskalon situata në Tiranë, tifozët boshnjakë sulmojnë policët shqiptarë
Tifozët nga Bosnje e Hercegovina janë përplasur me policinë shqiptare, pas ndeshjes Tirana – Zrinjski.
Kjo ndeshje u zhvillua sonte në “Air Albania Stadium”, teksa u fitua nga mysafirët me rezultatin 0:1.
Pas përfundimit të ndeshjes dhe daljes së tifozëve nga stadiumi, ata janë përplasur me policinë e Tiranës.
Duket qartë nga pamjet e publikuara nga “ABC News” se tifozët e Zrinjskit sulmojnë policët me karrige dhe sende të tjera.
Raportohet se policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, madje ka dhe disa të shoqëruar në stacionin policor.