Eskalon përplasja e vëllezërve Muja: Unë jam Vëllai i Madh
Gazmend Muja është bërë figurë e njohur tashmë për publikun pas paraqitjes së një rasti tjetër kur vëllezërit ndahen në dy tabore politike, diçka e zakonshme për Kosovën. Së fundi, ka pasur një përplasje publike në distancë me të vëllain e tij, deputetin e VV-së Armend Mujën, dhe e cila duket të ketë eskaluar paksa.
Më herët, derisa Emrush Xhemajli garonte për deputet nga radhët e partisë së Kurtit, i vëllai i tij Bajrushi garonte për deputet nga radhët e PDK-së.
Një ndarje e tillë politike duket se ka ndodhur edhe në familjen Muja.
Gazmend Muja para disa ditësh u shpreh se zgjidhja për krizën energjetike të Kosovës do të ishte Hashim Thaçi, ish presidenti i Kosovës. Ai nuk dha ndonjë arsye për një gjë të tillë.
Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Armend Muja, duke thënë që me vëllain nuk pajtohet qe 20 vjet për politikë.
“Unë besoj që Gazmendi është i painformuar, ekspertiza e tij është zero në këtë fushë, opinioni i tij është i manipuluar. “ – ishte shprehur z. Armend.
Por, në anën tjetër, është kundërpërgjigjur z. Gazmend me anë të një porosie ku thotë: “Unë – Big Brother [vëllau i madh]”.
Ai e ka vjerrë në profilin e tij në Facebook [pin to top] edhe një poezi nga Dritëro Agolli të quajtur “Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë” . Nuk dihet nëse kjo poezi ka të bëj me marrëdhënien e tij me të vëllain.