Eskalon Peci ndaj Pacollit: Emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar në Kosovë

Eskalon Peci ndaj Pacollit: Emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të ministrisë që udhëheq Peci.

Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, Peci tha se emrin e Pacollit e ka parë në “dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës”.

… Behxhet Pacolli, po të drejtohem shumë gjakëftohtë. Shumë faleminderit për këshillën more “trim altruist”.

 

 

Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër“, shkruan Peci.

Reagimi i tij vjen pasi Pacolli ia dha një këshillë Pecit mbi reagimin me nervozizëm ndaj lajmit për dhënien e grantit prej 100 mijë eurove vëllait të deputetes Fitore Pacolli.

Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka këshiluar ministrin Peci që të mos reagojë emocionalisht, nëse akuzat s’janë të vërteta.

 

 

Ministër Peci, Mos u mërzit për çdo akuzë që të drejtohet,  ( nese mendon qe nuk janë të vërteta). Reagi emocional, si ai që bën ti zakonisht, mund të japë përshtypjen se akuza është e vërtetë”, ka deklaruar ndër të tjera Pacolli.

Ai ka thënë se duhej të vepronte njësoj sikurse Pacolli kur ministri Peci e quante “agjent të Putinit dhe Vuçiqit”.

 

 

Për fund, Pacolli ka dhënë edhe një këshillë të vlefshme për Pecin.

“Qetësia dhe përmbajtja janë përgjigjja më e fortë ndaj kritikave të pabaza”, ka deklaruar Pacolli.

Shpërndaje në: