Eskalojnë tinejxherët e Holandës: Pesë lojtarë të U19 thyejnë protokollet – ftojnë vajza në hotel
Kombëtarja U19 e Holandës në futboll ka dështuar të ketë sukses në aspektin e sjelljeve të lojtarëve.
Pesë nga lojtarët e grumbulluar me kombëtaren kanë thyer të gjitha protokollet duke bërë që të përjashtohen nga kampi, përcjell Periskopi.
Një nga lojtarët e përjashtuar është edhe Xavi Simons, lojtari premtues i skuadrës së PSG.
‘De Telegraaf’ shkruan se iniciuesit e problemeve ishin Ar’jany Martha i Ajax dhe Mimeirhel Benita i Feyenoord, të cilët ftuan një vajzë në dhomën e hotelit.
Në anën tjetër, derisa Naci Unuvar, Xavi Simons dhe Rio Hillen po luanin me video-lojëra, dëgjuan zhurma dhe shkuan për të parë se çfarë po ndodhte.
Teksa po ktheheshin në dhomën e tyre, ata u përballen me një anëtar të stafit teknik të skuadrës holandeze dhe më pas të pesë lojtarët u dënuan. /Periskopi/