Eskalojnë tifozët e PSG në aeroport, dikush lëshoi alarm të rremë se Messi ka arritur

Pamje qesharake janë publikuar nga aeroporti i Parisit, ku tifozët e PSG janë në pritje të Lionel Messi.
Messi pritet t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint Germain, pak orë pasi u përshëndet me skuadrën e tij të zemrës, Barcelonën.
Thuhet se Messi ka marrë rrugën për Paris, dhe pas këtyre lajmeve shumë njerëz kanë dalë në aeroport për ta pritur ikonën e futbollit.
Një tollovi e madhe është krijuar në aeroport, pasi dikush pak minuta më parë ka lëshuar një alarm të rremë se Messi ka arritur, përcjell Periskopi.
Turma u elektrizua, por thuhet se Messi akoma nuk është në Paris. Më poshtë mund ta shihni videon. /Periskopi/
Messi has arrived in Paris and he’s massive ?? pic.twitter.com/UoXeomTyR7
— Mahi (@Themahiwayy) August 9, 2021