“Është tragjike që kryeministri nuk e njeh Kushtetutën”

“Është tragjike që kryeministri nuk e njeh Kushtetutën”

Faton Fetahu, avokat i PDK-së ka thënë se është “tragjike” kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e njeh Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Fetahu në Dukagjini u shpreh se pesë vitet e fundit sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë rritur dhe kryesisht janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk është tragjike që Albin Kurti të mos e njeh sistemin kushtetues-Kushtetutën. Por është tragjike që kryeministri I Kosovës, Albin Kurti nuk e njeh Kushtetutën. Por fakti që është kryeministër dhe nuk e njeh kushtetutën dhe më tepër e sulmon në mënyrë të vazhdueshme sistemin kushtetues dhe Gjykatën Kushtetuese si institucion i specializuar I gjykimit kushtetues, bartëse e rolit vendimtar sa i përket interpretimit kushtetues dhe balancimit mes pushtetitt dhe sigurimit të pushtetit po e bën punën e tyre në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra”, deklaroi Fetahu.

Fetahu shtoi se qytetarët e vendit kanë rritur besimin për punonjësit e Gjykatës Kushtetuese.

“Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë rritur për 5 vitet e fundit janë kryesisht nga Vetëvendosje, çuditërisht qytetarët kanë rritur besimin dhe vlerësimin për përbërjen e kësaj Gjykate. Që nënkupton punonjësit e kësaj Gjykate edhe të njohur publikisht por edhe stafi po bën punë të mire”, tha Fetahu.

Shpërndaje në: