A është i rrezikshëm përdorimi i vajit për trupin e bebes?

A është i rrezikshëm përdorimi i vajit për trupin e bebes?

Dëshira që të kujdesemi sa më shumë për bebet na vë shpesh përballë vështirësive kur jemi përballë zgjedhjeve që bëjmë për më të vegjlit tanë.

Kujdes i veçantë duhet kushtuar lëkurës së bebeve ngaqë e dimë se ajo është tejet e ndjeshme.

Këtu shpesh bëjmë gabime kur jemi tek përzgjedhja e produkteve për lëkurën e bebes.

Është diskutuar shumë se a është i dëmshëm vaji për lëkurë të bebes dhe këtu ka pasur mendime të ndryshme.

Shumica e ekspertëve mjekësorë thonë se vaji duhet të përdoret vetëm në raste të caktuara, atëherë kur lëkura është e thatë.

Në të kundërtën, nuk preferohet që në mënyrë konstante të përdorim vajin për njomje të lëkurës së bebeve.

Është shumë me rëndësi që lëkura të ajroset dhe vaji shpesh pengon një gjë të tillë.

Lëkura e bebes është natyrshëm e butë në të shumtën e rasteve prandaj nuk është e nevojshme ta teprojmë me preparate të ndryshme përveç në raste specifike kur lëkura është e thatë apo kur kemi të bëjmë me probleme tjera të lëkurës./Indeksonline/

Shpërndaje në: