Është planifikuar të mbahet në qershor, ja çdo të ndodhë me “London Fashion Week”
Koronavirusi ka përfshirë botën dhe kjo ka pasur ndikim të madh në të gjitha fushat.
Një nga sektorët që u prek është edhe moda, e cila po përballet me një situatë të vështirë.
Në Milano, Java e modës u anukua për shkak të COVID-19, megjithatë tashmë po mendohet për një mënyrë tjetër alternativë që sfilatat të zhvillohen.
Këshilli i Modës ka treguar se për Javën e Modës në Londër kanë gjetur një zgjidhje tjetër.
Për të shmangur kontaktet me njerëzit, sfilatat do të zhvillohen në mënyrë dixhitale.
Caroline Rush, shefi ekzekutiv i Këshillit Britanik të Modës tha se shtëpitë e modës do të prezantojnë veshjet e tyre, vetëm se këtë herë çdo gjë do të jetë ndryshe.