“Është koha për kokë të ftohta”, Boris Johnson: Të kujtojmë se SHBA dhe Ukraina janë në anën e njëjtë

“Është koha për kokë të ftohta”, Boris Johnson: Të kujtojmë se SHBA dhe Ukraina janë në anën e njëjtë

Boris Johnson, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, ka komentuar largimin e Volodymyr Zelenskyy nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të nxehtë me Donald Trump.

“Është koha për kokë të ftohta dhe për të kujtuar se SHBA dhe Ukraina janë në anën e njëjtë,” tha ai në një postim në X.

Ai shtoi se mënyra më e mirë për të ecur përpara është që të nënshkruhet sa më shpejt marrëveshja për mineralet, duke theksuar se “ende ka një rrugë për paqe.”

Shpërndaje në: