“Është koha për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës”, Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së

“Është koha për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës”, Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë drejtimin e Këshillit të Presidencës së Bashkimit Evropian.

Në një postim në të bërë në platformën “X”, Presidentja Osmani ka thënë se mezi pret të punojë me presidentin Andrzej Dua, si dhe me kryeministrin Donald Tusk, për të siguruar të ardhmen që siç thotë ajo Kosova meriton.

“Mezi pres të vazhdojmë punën tonë me Presidentin Andrzej Duda dhe kryeministrit Donald Tusk për të siguruar të ardhmen që Kosova meriton. Ka ardhur koha për dhënien e statusit kandidat dhe heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani në “X”.

Tutje presidentja ka shprehur vlerësim për Hungarinë dhe angazhimin e saj gjatë presidencës në mandatin e kaluar.

“Unë gjithashtu shpreh vlerësimin tim për Hungarinë për angazhimin e saj gjatë Presidencës së saj”, shkruan Osmani.

Shpërndaje në: