Është e rrezikshme për shtatzënat të flenë në shpinë?
A keni dëgjuar që shtatzënat duhet të flenë të kthyera në krahë? Dhe këto nuk janë vetëm fjalë plakash, edhe ekspertët thonë kështu!
Studimi i bërë në Universitetin e Huddersfieldit ka treguar që zvogëlon rrezikun që fëmija të lindë i vdekur, nëse e ëma gjatë shtatzënisë fle në krahë, jo në shpinë.
Edhe pse duhet gjetur pozitën e përshtatshme për gjumë gjatë shtatzënisë, ndërkaq hulumtimi i ri sugjeron që shtatzënat duhet të flenë në krah.
Shkencëtarët kanë analizuar pozat e gjumit të 851 nënave dhe të 2.257 shtatzënave.
Analiza ka treguar që gjumi në shpinë pas javës së 28-të të shtatzënisë rrit rrezikun që foshnja të lindë e vdekur për 2,6 herë.
Ende nuk kanë sqarim zyrtar përse është kështu, ndonëse disa ekspertë thonë që shtrirja në shpinë kufizon qarkullimin e oksigjenit te fryti.
“Pas javës së 28-të të shtatzënisë më e sigurt është të flini në krah, se sa në shpinë”, thonë shkencëtarët pas studimit të bërë.
Dr. Tomasina Stacey, autore kryesore e studimit, thotë që gjumi në shpinë “paraqet rrezik vetëm për një numër të vogël shtatzënash”, mirëpo megjithatë, për shkak të sigurisë, të gjitha shtatzënat këshillohen të flenë në krahë.