Është e këshillueshme që çdo ditë të hani nga një copë çokollatë, mësojeni pse
Sipas një studimi të bërë kohët e fundit konsumi i çokollatës thuajse çdo ditë (konsumimi në mënyrë të kontrolluar) bën mirë për shëndetin tonë.
Largon trishtimin– Kakaoja nga e cila përbëhet çokollata përmban një sasi të konsiderueshme magnezi dhe për pasojë stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Mjafton një copë çokollatë në ditë për të larguar trishtimin.
Lufton diabetin dhe kolesterolin– Çokollata e zezë cilësohet si ilaç për të luftuar kolestrerolin dhe diabetin. Gjithçka pasi përmban një lloj acidi i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe flavonoide të cilat favorizojnë reagimin e qelizave ndaj insulinës. I bën mirë zemrës- Ngrënia e një cope çokollatë çdo ditë i bën mirë zemrës, pasi flavonoidet reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Natyrisht duhet të jetë çokollatë e zezë.
Redukton kollën– Çokollata ndihmon për reduktimin e kollës, ndonëse nuk arrin që ta kurojë plotësisht. Teobromina që gjendet te çokollata vepron në nervin që shkakton krizat e kollës.
I bën mirë shikimit– Në sajë të konsumit të çokollatës, garantohen efekte shumë të dobishme për qarkullimin e gjakut që shkon nga truri drejt syve. Me pak fjalë është produkti ideal për të mos përkeqësuar shikimin.