Është e dëmshme t’i krihni flokët të lagur dhe cili është lloji më i mirë i krehrit, sipas profesionistëve

Është e dëmshme t’i krihni flokët të lagur dhe cili është lloji më i mirë i krehrit, sipas profesionistëve

Nëse i kushtoni vëmendje këshillave të zakonshme të kujdesit për flokët, me siguri keni dëgjuar, të paktën një herë, që të krehësh flokët kur janë ende të lagur, iu shkakton shumë dëmtime atyre. Por a është vërtet e dëmshme krehja e flokëve kur janë të lagur?

Sipas koloristes dhe parukieres së “Eva Scrivo Salon”, Meri Kate O’Connor, përgjigjja është jo – por gjithçka varet se me çfarë i krihni flokët.

“Ne përdorim furça me qime derri për të krehur flokët e klientëve”, thotë Meri Kate. “Për sa kohë që e lini furçën të thahet siç duhet dhe plotësisht në mes të përdorimeve për t’u siguruar që qimet të mos ngatërrohen së bashku, është në rregull.”

Pra, nëse përdorni një furçë cilësore, ajo rrëshqet nëpër flokë, duke i krehur pa i ngatërruar. Megjithatë, pavarësisht se çfarë lloj furçe përdorni për të krehur flokët, duhet të keni parasysh që t’i krihni flokët me butësi.

Por shumë njerëz përdorin këtë lloj furçe, që ka nga një top të vogël në fund të çdo fijeje:

Duke qenë se këto topa nuk janë të ngjitur në fund të furçës, Meri Kate paralajmëron që flokët tuaj mund të mbështillen rreth tyre, të bllokohen dhe të këputen, duke u shkaktuar shumë dëmtime.

Prandaj, kini kujdes kur zgjidhni furçën.

Shpërndaje në: