Ervin Salianji ankimon në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Avokatët e Salianjit kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore ku kundërshtojnë shkallën e dytë të gjyqësorit që e çoi në burg për kallëzim të rremë.
Relatori i çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi ndërsa ende nuk është caktuar data apo ora.
Ish- deputeti prej datës 27 shtator ndodhet ne burgun e Fierit pasi Apeli vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës se parë. Pas shumë seancash të zgjatuara dhe maratonë, togat e zeza e gjetën fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se ish-vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës./euronews