Ernest Muçi vendimtar, Besiktasi kalon në finale të Kupës së Turqisë
Besiktasi ka kaluar në finale të Kupës së Turqisë.
Skuadra e drejtuar nga Fernando Santos eliminoi sonte Ankaragucun, në gjysmëfinale të kësaj gare, percjell Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Tupras Stadium” përfundoi me rezultatin 1:0. Kjo ishte ndeshja e dytë gjysmëfinale apo e kthimit. E para ishte mbyllur baras dhe pa gola.
Besiktasi siguroi finalen falë golit të reprezentuesi shqiptar, Ernest Muçi, i cili shënoi në minutën e 70-të.
Për 23-vjeçarin ishte ky goli i tij i katërt me fanellën e gjigantit turk, të cilit iu bashkua në janar.
Përveç Muçit, edhe Milot Rashica ishte titullar sonte te Besiktasi dhe kompletoi gjithashtu ndeshjen.
Besiktasi në finalen e Kupës do të presë fituesin nga përballja Karagumruk – Trabzonspor.
Ndeshja e parë gjysmëfinale ishte fituar nga Trabzonspori me rezultatin 3:2, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet nesër mbrëma.
Finalja e Kupës së Turqisë do të zhvillohet më 23 maj.