Ernest Muçi me gol mjeshtëror nga distanca në Poloni
Ernest Muçi ka dëshmuar mbrëmjen e sotme formën e tij të mirë që po kalon këtë sezon me Legian e Varshavës.
Ky është edicioni më pozitiv për të dhe si fakt shërbejnë vetë shifrat që lojtari shqiptar numëron. Muçi ka shënuar përsëri në Poloni, duke kaluar në avantazh ekipin e tij përballë Visla Plokut.
Ish-sulmuesit i Tiranës ka dribluar njërin prej kundërshtarëve dhe nga jashtë zone lëshon të majtën e pandalshme. Një gol i jashtëzakonshëm, që trondint portën e Vislës. Muçi shkon menjëherë të festojë me trajnerin dhe stafin teknik, që këtë sezon ka sjellë një tjetër fytyrë të talentit shqiptar, atë për të cilën Legia pagoi për ta marrë nga Tirana.