Ermal Meta do rindërtojë shtëpinë e një familje në Shqipëri
02 Dec, 9:02
Ermal Meta po jep ndihmën e tij për Shqipërinë. Mes personazheve VIP, që kanë ofruar ndihmë për shqiptarët pas tërmetit së 26 nëntorit është edhe këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, shkruan lajmi.net.
Ai nëpërmjet një postimi në Instagram ka njoftuar se ka marrë përsipër rindërtimin e shtëpisë së një familje.
“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem me dhimbjen e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erjon Veliaj duke dhënë kontributim tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Si familja Alla ka dhe shumë të tjerë që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do tju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit albania.al”, ka shkruar Meta.