Ermal Krasniqi: Ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova
Ermal Krasniqi është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në grumbullim për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.
Ai dhe ekipi zhvilluan sot stërvitjen e parë në këtë grumbullim, kurse për Krasniqin ishte stërvitja e parë me trajnerin Franco Foda.
Ai tha se është ndjenjë e veçantë të ftohem nga Kosova dhe u zotua se do të japë më të mirën nga vetja.
“Rikthehem në kombëtare dhe çdo herë është ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova.
Kjo ishte stërvitja e parë për mua me trajnerin e ri dhe më ka pëlqyer shumë puna e tij dhe do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja. Miqësorja kundër Norvegjisë është një test shumë i vështirë por ne kemi skuadër shumë të mirë dhe duhet të mësohemi të luajmë kundër ekipeve të forta, pasi në kualifikime do të takohemi me skuadra të tilla”, tha Krasniqi.
Kosova përballet me Norvegjinë më 5 maj në Oslo.