Ermal Fejzullahu flet pas aksidentit, kjo është gjendja e tij

Ermal Fejzullahu flet pas aksidentit, kjo është gjendja e tij

Ermal Fejzullahu ka reaguar pas aksidentit që kishte para pak orësh.

Ermal Fejzullahu gjatë ditës së sotme është vetaksidentuar me veturë, por nuk ka pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net, Bajram Krsaniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Po, në ora 18:30, tek semaforët tek menza e studentëve ka qenë një vet-aksident, nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi për lajmi.net.

Së fundi, vet Ermali përmes një videoje në Instagram ka folur pas aksidentit dhe tregoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Deshta me ju njoftu që kam qenë pjesë e një aksidenti, së bashku me disa anëtarë të familjes time. Të gjithë jemi shëndosh e mirë dhe nuk është diçka për me u bë tragjike”, tha ai.

Ermali falënderoi të gjithë për kujdesin që kanë treguar lidhur me rastin. 

Shpërndaje në: