Erling Haaland blen një makinë luksoze vlera 4 milionë euro

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka blerë një veturë të re.
Fiton plotë 31 milionë euro në sezon me Manchester Cityn, prandaj ia bëri vetes një dhuratë luksoze, transmeton Periskopi.
Bëhet fjalë për një makinë të re, Bugatti të rrallë që kap vlerën e 4 milionë eurove.
Makina që janë vetëm 250 në botë, ka fuqi 1800 kuaj fuqi me shpejtësi maksimale deri në 446 km/h. Makina me motorin hbrid v16 kap 100 km/h për vetëm dy sekonda.
Kohët e fundit, Haaland ishte duke e ngarë një makinë të markes Porsche 911 GT3 RS që kap vlerën e 250 mijë eurove.