Erion Veliaj sot del për herë të parë para Gjykatës
![Erion Veliaj sot del për herë të parë para Gjykatës](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-scaled-1-407x300.jpg)
Ditën e sotme, që prej orës 08.30 do të nisë në Gjykatën e Posaçme rivlerësimi i masës së sigurimit personal dhënë për 8 të pandehurit e dosjes, ku janë të vënë në pranga edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Albule.
Bashkë me ta në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenë shqiptarë, të cilët sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.
Po ashtu, në GJKKO do të paraqitet edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi paraprak “arrest shtëpie”.