Eriksen në gjendje të shkëlqyeshme: Nesër largohet nga spitali

Eriksen në gjendje të shkëlqyeshme: Nesër largohet nga spitali

Gjendja shëndetësore e mesfushorit danez, Christian Eriksen po shkon drejt përmirësimit dhe shumë shpejt pritet që lojtari të largohet nga spitali.

Pritet që Eriksen të mos qëndrojë edhe për shumë kohë, pasi raportimet e fundit tregojnë se ai mund të largohet nesër, për të qëndruar në shtëpi më pas.

Shumë shpejt pritet të mësojmë edhe nëse ai do të mund të rikthehet të luajë futboll apo jo, por ajo që në këto momente është më e rëndësishme, është gjendja shëndetësore e lojtarit.

Shpërndaje në: