Eriksen me mesazh publik për rastin e 12 qershorit: Më shpëtuat jetën, ishit fantastikë

Eriksen me mesazh publik për rastin e 12 qershorit: Më shpëtuat jetën, ishit fantastikë

Christian Eriksen ka lëshuar një mesazh publik ku ka komentuar ngjarjen e 12 qershorit.

Ishte 12 qershori, dita e dytë e Euro 2020, kur gjatë ndeshjes Danimarkë – Finalndë, Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë.

Lojtari thuhej të ishte për pak minuta pa shenja jete, por puna e mirë e mjekëve e shpëtoi danezin. Tani, ai ka lëshuar një mesazh për të falënderuar të gjithë ata që iu gjinden pranë.

“Do të doja të falënderoja Morten Skjoldager, Morten Boesen dhe ekipin mjekësor që ndihmoi në Parken, më 12 qershor. Bëtë punë fantastike dhe shpëtuat jetën time”, ka thënë Eriksen, transmeton Periskopi.

Falënderime të mëdha për shokët e mi, kapitenin Simon dhe shokët në skuadrën e Danimarkës, për mbështetjen, sikur më 12 qershor edhe më pas. Faleminderit të gjithë tifozëve që më kanë dërguar mesazhe mua dhe familjes sime. Do të thotë shumë, dhe më ka dhënë fuqi e mbështetje. Faleminderit”, shtoi danezi.

Eriksen është kthyer në kampin e Inter, por lojtari akoma nuk do të jetë gati të startojë me skuadrën e tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: