Ericsson: Numri i telefonëve në mbarë botën do të arrijë në 6.8 miliard në 2022
Kompania Suedeze publikoi parashikime për 6.8 miliard telefonë, një rritje me 3.9 miliard brenda 5 viteve.
Në parashikimin e fundit publikuar në Qershor, Ericsson tha se priste 6.3 miliard telefonë brenda 2021. Shefi i teknologjisë pranë Ericsson, Ulf Ewaldsson tha se ndryshimi më i prekshëm do të jetë në rritjen e numrit të përdoruesve të shërbimeve 5G në 550 milion në 2022 nga 150 milion që parashikon të jetë në 2021.
Rrjetet e para 5G do të lançohen në 2017-tën ku Ericsson pret të shesë në masë paisje 5G në 2018-tën. (PCWorld )