Eric Dier shënoi një prej autogolave më qesharak që do të shihni
Tottenhami siguroi një fitore 2-1 kundër Newcastlet, të dielën pasdite.
Në një dië që u markua si starti i një epoke të re për ‘Magpies’, skuadra e Nuno Espirito Santos u largua nga Tyneside me të gjitha pikët e mundura, transmeton Periskopi.
Golat nga Tanguy Ndombele, Harry Kane dhe Heung-min Son mjaftuan për t’ia siguruar fitoren londinezëve.
Neëcastle mbeti me dhjetë futbollistë pasi Jonjo Shelvey u përjashtua, por prapë arriti ta reduktojë deficitin për ta bërë nervoz Spurs deri në fund.
Dhe mënyra si nikoqirët shënuan golin e dytë në ndeshje ishte tejet qesharake.
Qendër-mbrojtësi i Spurs, Eric Dier ishte fajtor i një autogoli të tmerrshëm, me topin që fluturoi prapa Hugo Lloris pasi goditi gjurin e anglezit.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Eric Dier what an OG ? pic.twitter.com/u1rzsZ8kGO
— ◣ ?? ???? ◥ (@Mizo_elnino) October 17, 2021