Erdonit Alija debuton në muay thai të shtunën

Erdonit Alija debuton në muay thai të shtunën

Erdonit Alija të shtunën do të debutojë në sportin e muay thai në Winterthur të Zvicrës.

Bëhet fjalë për djaloshin 14 vjeçar me prejardhje nga Ferizaj por që jeton dhe vepron në Zvicër. Ai me këtë sport ka filluar para disa muajve dhe për një kohë të shkurt ka arrit të mësoj teknikat e këtij sporti andaj edhe trajneri I tij Mustaf Kicaj është shprehur se ai tani më është gati për ndeshje. Kundërshtar i tij do të jetë Ilija Abazovik nga Zvicra por me prejardhje maqedonase.

“Qysh kur kam qen i vogël më ka tërhiqur ky sport andaj edhe u regjistrova në njërën prej shkollave më të mira në Zvicër “Musti Gym” ku trajner është ish kampioni I botës Mustaf Kicaj. Për ndeshjen e së shtunën jam shumë I përgatitur se kemi punuar maksimalisht dhe shumë profesionalisht me trajnerin tim, kurse kundërshtar do kem një sportist nga Zvicra i cili është 15 vjeç dhe peshon 74 kg. kjo për mua aspak nuk ka ndikim sepse jam shumë I motivuar për të debutuar me sukses në këtë sport”, tha Alija, duke shtuar se prêt një ndeshje korrekte dhe me shume aksione, kurse për të ardhmen ai shpreson se një dit do të bëhet kampion në Muay Thai.

Në fund ai falënderon familjen e tij dhe trajnerin që e mbështesin maksimalisht në rrugëtimin që ka nisur.

Shpërndaje në: