Erdhi për pushime në Shqipëri, humb jetën 38-vjeçarja italiane
Një 38-vjeçare italiane ka humbur jetën, si pasojë e një goditje në zemër.
Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte ardhur në Shqipëri për pushime bashkë me bashkëshortin shqiptar dhe djalin e tyre një vjeçar.
Por papritur ajo u ndje keq, dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Tiranës.
Pas kontrolleve rezultoi se ajo kishte pësuar sulm në zemër, por edhe pas përpjekjes së mjekëve, ajo nuk ia doli të mbijetonte./Vizion+