Erdhi Giresse, mungon veç zyrtarizimi i tij në krye të ekipit kombëtar të Kosovës
Alain Giresse ka mbërritur në Kosovë, ku pritet të marrë drejtimin e kombëtares së futbollit.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë, trajneri francez tashmë ka ateruar në Aeroportin e Prishtinës.
Alain Giresse është një ish futbollist i famshëm francez, i respektuar në botën e futbollit.
Ai ishte trajner i Paris Saint-Germainit (1998), ndërsa pati eksperienca edhe në krye të shtabit teknik të Toulouse (1995) e FAR Rabat (2001-2003).
Por, 69 vjeçari ishte më i fokusuar tek ekipet kombëtare, pasi i ka udhëhequr disa sosh.
“Express” shkruan se Giresse ishte dy herë selektor i Malit në periudha të ndryshme (2010-2012 e 2015-2017), ndërsa i ka drejtuar edhe Kombëtaret si Gjeorgjia (2004-2005), Gaboni (2006-2010), Senegali (2013-2015) e Tunizia (2018-2019).
Nga viti 2019 nuk e ka ushtruar zejen e trajnerit, ndërsa Kosova do të jetë një pikë e re nisjeje për trajnerin francez.