Erdhi dita të shihni Victoria Beckham-in duke qeshur!
Gjëja që e dallon më së shumti Victoria Beckham-in, nga gjithë gratë e tjera (përveç faktit që ka për burrë David Beckham) është buzëqeshja që s’ja kemi parë kurrë. Znj.Beckham njihet për pozën tipike që merr në çdo foto dhe seriozitetin që e karakterizon në fytyrë, por ja që erdhi dita! Victoria, di të qeshë dhe fotoja e fundit është provë e gjallë e kësaj.
Në fakt, “një lajm” si ky na e dha djali i çiftit, Cruz, i cili përmes një fotoje para pasqyrës, njoftoi botën se nëna e tij di të qeshë.
Ashtu siç mund ta imagjinonit, dhëmbët e ikonës së modës ishin aq të bardhë sa mund të të verbonin edhe përtej kamerës.
“Mesa duket, edhe mami im qeshka!”-shkruan ai dhe sigurisht David s’mund të mos reagonte në një moment si ky.
“Sa të bardhë qenkan dhëmbët e mamit?! Njësoj si të Ross tek Friends!”- komenton David duke kujtuar skenën nga seriali i famshëm.
Ndërkohë që e shohim dhe mendojmë se nuk ka asgjë që s’shkon në buzëqeshjen e saj, për Victoria-n, e qeshura në foto ka qenë një problem i përhershëm.
“Dua të tregohem e sinqertë. Ka të bëjë më shumë me besimin në vete. Në të shkuarën kisha problem të buzëqeshja publikisht sepse s’ndihesha mirë. Tani nuk e ndjej më kaq problem sa dikur. Eshtë shumë çlirues fakti që të besosh, ta zotërosh dhe ta duash veten kur je në të 45-at e tua.
Të ndihesh e sigurt dhe të ndjesh se je versioni më i mirë i vetes. Të kujdesesh për çfarë ke dhe je, të zotërisht gjithë gjërat që të karakterizojnë dhe t’i duash ato. Po, edhe unë kam rrudha dhe s’ka asnjë problem këtu.”- u shpreh Victoria për Glamour vitin e shkuar.”