Erdhi dita: Messi debuton me PSG-në sonte kundër Valon Berishës. ftohet në skuadër për herë të parë

Erdhi dita: Messi debuton me PSG-në sonte kundër Valon Berishës. ftohet në skuadër për herë të parë

PSG ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për takimin kundër Reimsit të Valon Berishës.

Në listë janë përfshirë edhe dy lojtarët më të përfoluar Messi e Mbappe.

Lionel Messi në fakt pritej që të përfshihej për këtë sfidë dhe të debutojë me klubin parisien për herë të parë që nga transferimi i tij nga Barcelona.

Në anën tjetër, Mbappe ishte në dyshim të madh se a do të përfshihej në skuadër marrë parasysh faktin që lojtari është duke bërë presion të vazhdueshëm tek klubi francez që ta liroj të shkoj në Real Madrid.

Mbetet të shihet nëse francezi do të jetë titullar apo do të nisë ndeshjen nga banka.

Lista:

Image

Në anën tjetër, te Reimsi, Valon Berisha është pjesë e skuadrës së disponueshme për ndeshjen me PSG-në. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: