EPOKALE: Ideja e NASA-s për bërjen e bukës nga ajri bëhet realitet – I gjithë planeti do t’ia shohë hairin

EPOKALE: Ideja e NASA-s për bërjen e bukës nga ajri bëhet realitet – I gjithë planeti do t’ia shohë hairin

Një kompani finlandeze e quajtur Solar Foods, po planifikon që të sjellë nëpër tregje një pluhur të ri proteinik, Soleinin, të përbërë nga Dioksidi i Karbonit, uji dhe elektriciteti.

Këto janë përbërës që përmbajnë proteina të larta dhe përbërës si-mielli. Raportohet se ajo duket dhe shijon si mielli i grurit, dhe mund të bëhet një përbërës i një vargu produktesh të ndryshme ushqimore pas lansimit të tij fillestar në vitin 2021.

Është e mundshme që në fillim ky produkt të paraqitet në raftet e proteinave dhe jogurtëve. Por kjo mund të ishte një zhvillim fascinues për të ardhmen: procesi manufakturues i soleinës nuk ka karbon dhe potenciali për prodhimin e ushqimeve duket i palimituar – sepse kemi shumë dioksid karboni, nëse asgjë tjetër, përcjell Periskopi nga Big Think.

Solar Foods krijon Soleinën duke ekstraktuar dioksidin e karbonit nga ajri duke përdorur teknologjinë për kapjen e karbonit, dhe më pas e kombinon atë me ujë, lëndë ushqyese dhe vitamina, duke përdorur energji të ripërtëritshme 100 për qind nga energjia solare.

Ky zbulim epokal do ta ndërronte përfundimisht kulturën dhe industrinë ushqimore në mbarë botën, duke e hequr urinë dhe duke pasur ushqim me bollëk për miliarda njerëz. Po ashtu, buka përmes ajrit do të ndihmonte edhe në ruajtjen e mjedisit. /Periskopi

Shpërndaje në: