Epoka 94 sjell ”Dua të jetoj”

Epoka 94 sjell ”Dua të jetoj”

Grupi Epoka 94 s’ka të ndalur! Pas lansimit të 5 projekteve të reja me videoklipe në një afat kohor prej 3 muajsh, tani sjellin edhe projektin më të ri të titulluar “Dua jetën ta jetoj” .

Eshtë kjo një këngë ritmike e zhanrit Rock që përkon edhe me vete grupin , e cila është shkruar nga anëtari i band-it Shkëlzen Ademi , ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur vet grupi Epoka 94.

Realizimi audio është bërë në studion EthnoMusic ndërsa video nga Red Media. Anëtarët e band-it kanë paralajmëruar se ky nuk do të jetë projekti i fundit me videoklip dhe se shumë shpejtë do të publikojnë edhe albumin e parë të grupit.

Shpërndaje në: