Epilog perfekt për superfuqitë e futbollit: Franca, Gjermania dhe Portugalia sigurojnë kualifikimin nga ‘grupi i vdekjes’
Tashmë është konkluduar Grupi F, i njohur si ‘grupi i vdekjes’ i Euro 2020.
Ishin shumë të paqarta gjërat në këtë grup, me Francën që ishte favorite, teksa doli si lidere e grupit pas barazimit 2-2 me Portugalinë sonte, transmeton Periskopi.
Hungaria ia futi në palcë frikën gjermanëve pasi avancoi dy herë, por në fund nuk arriti të nxjerr më shumë se një barazim 2-2, duke u përshëndetur nga Euro 2020 me dy pikë.
Pra, nga Grupi F, tutjen vazhdojnë Franca, Gjermania dhe Portugalia – në këtë renditje.
Ndër të tjerash, dy golat e Cristiano Ronaldos nga penalltia sonte kundër Francës, e vendosin atë në krye të listës së top golashënuesve të Euro pastër, me pesë gola – dy më shumë se përcjellësit më të afërt. /Periskopi.com/