Epidemologu i njohur: Nga koronavirusi mund të infektohen mbi 4 miliardë banorë të botës
Epidemia e koronavirusit mund të shpërndahet te rreth dy të tretat e botës nëse nuk mund të kontrollohet, sipas epidemiologut kryesor të shëndetit publik në Hong Kong.
Paralajmërimi i tij vjen pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit [OBSh] tha që rastet e fundit të pacientëve të koronavirusit që kurrë nuk e kishin vizituar Kinën mund të ishin “maja e ajsbergut”.
Profesori Gabriel Leung, kreu i shëndetit publik në Universitetin e Hong Kongut, tha që pyetja thelbësore ishte të kuptohej madhësia dhe forma e “ajsbergut” folur me termin e përdorur nga OBSh-ja.
Shumica e ekspertëve mendonin se secili person i infektuar mund të transmetonte virusit te rreth 2,5 njerëz të tjerë. Kjo dha një “ratë sulmi” prej 60 deri në 80%, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.
“Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë së botës është një numër tmerrues i madh,” tha Leung.
Edhe nëse rata e mortalitetit të përgjithshëm është e ulët vetëm 1 për qind, numri i të vdekurve do të ishte marramendës.
Ai do t’iu thotë ekspertëve të OBSh-së se çështja kryesore ishte shkalla e rritjes globale të epidemisë dhe prioriteti i dytë do të ishte ndërmarrja e masave drastike që ka marrë Kina për të parandaluar shpërndarjen – nëse Kinës i kishin funksionuar, kjo nënkuptonte se edhe vendet e tjera do të duhej t’i adoptonin menjëherë.
Numri i të vdekurve nga virusi tashmë e ka kaluar numrin 1 mijë.
Epidemologu Leung – është një prej ekspertëve më të njohur të epidemive të koronavirusit, e i cili luajti një rol të rëndësishëm pas shpërthimit të SARS-it në vitet 2002-03 – po punon nga afër me shkencëtarët e tjerë të mëdhenj botërorë për çështjen në fjalë.
Në fund të janarit, ai paralajmëroi përmes një artikulli se shpërthimi i koronavirusit të ri do të “rritej në mënyrë eksponenciale” në qytetet kineze.
“A do t’i infektojë ky koronavirus 60 deri në 80 për qind të popullsisë së botës? Ndoshta jo. Ndoshta do të vijë valë-valë. Ndoshta virusi do të zbus vdekshmërinë e tij sepse kjo nuk e ndihmon as atë, duke vrarë çdokënd që i del në rrugë, do të vritet edhe vetë,” tha ai./Periskopi