Enzo Fernandez pasi shënoi ndaj Meksikës: Plotësova ëndrrën time të fëmijërisë
Mbrëmjen e djeshme Argjentina arriti të merrte 3 pikët e para në “Katar 2022”, përballë një Meksike, e cila luftoi “kokë më kokë” deri në momentin e fundit. Në ndeshjen e përfunduar 2-0, goli i sigurisë erdhi nga Enzo Fernandez. I riu, i cili aktivizohet te Benfica ka arritur të shënojë në Botërorin e tij të parë.
Në një konferencë për shtyp Fernandez u shpreh se me shënimin e atij golit ka plotësuar një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë.
“Si fëmijë kam ëndërruar gjithmonë të luaj me këtë fanellë dhe sot e bëra realitet ëndrrën time për të shënuar një gol në Kupën e Botës. Jam shumë i kënaqur me suksesin e sotëm, ky grup e meriton. Është një fitore për të gjithë tifozët, si për ata që kanë ardhur këtu, ashtu edhe për ata që na ndjekin nga shtëpia”,- tha në fjalët e tij, Enzo Fernandez.